Pas pandemisë Apple vjen me risi, si do të bëhen tani selfiet (FOTO LAJM)

Njerëzit duhet të vazhdojnë ta respektojnë distancimin social edhe për një kohë të pacaktuar, prandaj do na duhet të mësohemi me këtë gjë dhe të përshtatemi.

Fatmirësisht teknologjia mund të na e bëjë më të thjeshtë këtë përshtatje, ashtu siç na e bëri më të thjeshtë edhe karantinën. Falë risive të teknologjisë, konkretisht të Apple, nuk kemi pse heqim dorë nga gjërat që na pëlqejnë – siç janë për shembull selfiet.

Tani Apple mundëson bërjen e selfieve, duke respektuar njëkohësisht distancimin social. Së fundmi, Apple ka marrë patentën e një softëare-i që do të lejojë selfiet në grup, në distancë.

Ky softëare do t’i mundësojë një përdoruesi të ftojë miqtë për një selfie ne grup – e cila do të mund t’i mbledhë të gjithë kudo ku janë në një selfie të përbashkët.

Sfondi i “të ftuarve” do të zhduket dhe si sfond i selfie-s do të shërbejë ai i përdoruesit numër 1.

Mund të mendoni që kjo ishte një ide gjeniale e Apple për t’u përshtatur me pandeminë, por në fakt, kompania gjigante ka firmosur për këtë patentë që në vitin 2018, edhe pse e mori më 2 qershor të këtij viti.

Kjo ishte pikërisht ajo që u duhej njerëzve gjatë pandemisë – të vazhdonin të memorizonin kujtime së bashku, edhe ndërkohë që ruajnë distancimin social.


Shtuar 11.06.2020 07:01