Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin Infektiv, tha ministria e Shëndetësisë sot, duke raportuar se aktualisht po marrin trajtim 78 pacientë.
Përgjatë 30 minutave të fundit në spitalin Infektiv janë paraqitur 4 pacientë për t’u shtruar shkruan bw.
Mësohet se këta persona janë nga rrethet dhe mbi 60 vjeç. Ndërkohë, një prej rasteve është në gjendje më të rënduar, mbi moshën 80 vjeç.
