Ylli i UFC-së stërvitet me një dhi

Pas Khabib Nurmagomedov i cili ka bërë mundje me një ari, një tjetër luftëtar i UFC-së stërvitet më një tjetër kafshë në këtë periudhë të koronavirusit.

9-vjeçari, 18 fitore e 1 humbje në UFC, ka postuar një video në “Instagram”, ku ai është duke u stërvitur me një dhi.

Duket se rusi e ka kthyer dhinë në një kundërshtar, që e shtyn me brirët e tij.

Hera e fundit që Zabit Magomedsharipov ka dueluar në kafaz ka qenë nëntori i vitit të kaluar, në një event të zhvilluar në Moskë.


Shtuar 21.04.2020 06:50