Më në fund, marrëveshja për duelin Joshua-Fury drejt përfundimit

Prej disa kohësh flitet për një duel të mundshëm mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, dy britanikëve që aktualisht kanë të gjithë titujt e kampionit në peshat e rënda.

Së fundmi, lidhur me duelin e mundshëm ka folur edhe promotori britanik, Eddie Hearn, i cili ka thënë se marrëveshja është shumë afër.

Gjitha këto fjalë kanë ardhur pas negociatave që janë zhvilluar për të caktuar edhe vendin e duelit.

“Pjesa e madhe është kryer – aspekti financiar i marrëveshjes. Ne të gjithë po ecim përpara. Kemi folur për thuajse të gjitha elementet e marrëveshjes”, ka thënë Hearn.

“Ka gjithmonë gjëra që janë jashtë kontrollit, për shembull nëse boksierët fitojnë duelet e radhës. Të dy unë dhe Bob Arum duam të bëjmë duelin më të madh të të gjitha kohërave”, ka shtuar promotori i AJ.

“Përgatituni për vitin 2021”, ka thënë mes shumë tjerash Eddie.

Anthony Joshua do të ketë punë me Kubrat Pulev, kurse Tyson Fury me Deontay Wilder. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe dyshja marrin fitore, atëherë dueli mes tyre duket se do të jetë i pashmangshëm. /


Shtuar 29.06.2020 10:45