“Kërcet” grushti në NBA, ai që e pëson është gjyqtari (VIDEO)

Në NBA po zhvillohen ndeshje të rëndësishme në fazë të play-offit.

Tashmë po zhvillohet ndeshje shumë të rëndësishme, dhe në këtë fazë nuk mungojnë edhe incidentet.

Të lidhura

None found

Kështu, një përleshje ndodhi mbrëmë në takimin ndërmjet Orlando Magic dhe Milwaukee Bucks.

Ishte duke u zhvilluar minuta e gjashtë e çerekut të dytë, kur James Ennis dhe Marvin Williams u përleshën mes vete.

Për t’i ndarë dy basketbollistët intervenuan stafet e skuadrave, bashkëlojtarët e tyre por edhe gjyqtarët e ndeshjes, ku ky i fundit e pësoi më shumë.


Shtuar 23.08.2020 09:08