ZYRTARE/ Zbulohet e ardhmja e Armando Sadikut, arrihet marrëveshja mes palëve

Armando Sadiku do të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës, të paktën deri në fund të këtij sezoni, i cili do të luhet edhe gjatë verës për shkak të pezullimit disa mujor nga pandemia.

Pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili luan i huazuar te Malaga nga Levante, së fundmi ka bërë një gjest shumë të mirë për t’i ardhur në ndihmë klubit të tij.

Të lidhura

None found

Sadiku ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Malagës, që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit, ndonëse kontrata e tij me këtë klub përfundon më 30 qershor.

Gjithashtu ai ka pranuar që pas 30 qershorit të mos kërkojë pagë, duke parë edhe problemet e klubit.


Shtuar 5.06.2020 09:33