Ka marrë fund ‘saga’ e anësorit Rodrigo.
29 vjeçari spanjoll është lojtari më i ri i skuadrës së promovuar në Premierligë, Leeds United.
Lajmi është konfirmuar nga Valencia, që ka falënderuar Rodrigon për gjashtë sezonet e kaluara në ‘Mestalla’, duke i uruar suksese në aventurën e re, te Leeds United.
Rodrigo ka qenë lojtari kryesor i Valencias, dhe në 140 paraqitje ka shënuar 35 gola.
Te Leeds United, ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Marcelo Biesla.