ZYRTARE/ U shty për shkak të një të prekuri me Covid-19, UEFA vendos për Tre Pene-Gjilani

Vazhdon situata e njëjtë e klubeve kosovare në arenën europiane.

Pas Dritës e Prishtinës, edhe Gjilani ditën e sotme është konstatuar i prekur me koronavirus, teksa një lojtar ka rezultuar pozitiv.

Ai është izluar menjëherë bashke me shokun e tij të dhomës, por kaq ka mjaftuar që autoritetet e San Marinos dhe UEFA të vendosin për anulimin e ndeshjes së parashikuar të luhet mbrëmjen e sotme.

Lajmi i mirë është se skuadra e Gentian Mezanit nuk do e humbë në tavolinë këtë betejë, por është vendosur për shtyrjen e saj.

Vetë klubi dardan bën me dije se UEFA ka vendosur që ndeshja të luhet ditën e nesërme, teksa i gjithë stafi dhe skuadra do të testohen sërish për Covid-19, me përgjigjet, që pritet të dalin para fillimit të sfidës.


Shtuar 20.08.2020 13:44