ZYRTARE/ Setien grumbullon Manajn për ndeshjen ndaj Getafes

Barcelona ka grumbulluar për herë të parë Rei Manajn në ekipin e parë. Klubi katalanas ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen me Getafen, atje ku gjendet edhe sulmuesi shqiptar.

Një arritje për t’u shënuar në histori kjo, pasi do të kemi një lojtar të Kombëtares që luan me klubin mëë të njohur në botë.

Trajneri Setien i ka besuar futbollistit shqiptar në një ndeshje shumë delikate, pasi Getafe gjendet në vendin e tretë. Pas shumë ndeshjesh që ka qenë vetëm në stërvitje, këtë herë ishte momenti që të debutonte edhe në listë.

Sipas të gjitha gjasave, mund ta shohim edhe disa minuta në fushën e lojës, ndërsa duhet të theksojmë se Setien e ka përfshirë edhe në listën e “Champions League”.


Shtuar 14.02.2020 13:22