ZYRTARE/ PSG – Dortmund do të luhet pa tifozë

Ndeshja e kthimit të Champions mes PSG dhe Dortmundit të mërkurën në mbrëmnje në ‘Parc des Princes’ do të luhet pa tifozë.

Takimi i vlefshëm për raundin e 16 më të mirave do të luhet pa tifozë, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Edhe Franca është një nga shtetet e prekura nga virusi vdekjeprurës, andaj masat po merren në bashkëpunim me UEFA-në.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi 2:1 në të mirë të ekipit gjerman.


Shtuar 9.03.2020 12:07