Trajneri kilian do të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle, Real Betis.
Lajmi është bërë zyrtare në faqen zyrtare të spanjollëve.
“Manuel Pellegrini trajner i Real Betis nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Pellegrini së fundi ka qenë në krye të West Ham United, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Manchester Cityn dhe Real Madrid.
