Roma arrin akordin me Arsenalin për zgjatjen e huazimit të Henrik Mkhitaryan. Mesfushori armen do të qëndrojë te verdhekuqtë deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik por me shumë gjasa do të jetë pjesë e Romës edhe sezonin e ardhshëm, pasi siç njofton vetë klubi kryeqytetas është arritur një marrëveshje paraprake që Mkhitaryan të qëndrojë te verdhekuqtë edhe sezonin ardhshëm.
Vetë Mkhitaryan ka deklaruar: “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që e zgjas qëndrimin këtu. Kam ende gjëra që nuk i kam arritur dhe dua t’i arrij. Mezi pres të vazhdoj të luaj”. Paraqitjet e mesfushorit kanë qenë të mira në Serie A, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka shërbyer 4 herë për shokët e skuadrës. Edhe në klubin e Romës janë të kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
