Arbitri i ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe PSG në Ligën e Kampioneve, Antonio Mateu Lahoz do të jetë ai që do të gjykojë “El Clasicon” e të dielës së ardhshme në “Santiago Bernabeu”, midis Real Madrid dhe Barcelonës.
Spanjolli 42-vjeçar është mësuar me arbitrime të ndeshjeve të rëndësishme. Për të do të jetë Klasikja e 5-të në karrierë që do të gjykojë.