Sulmuesi ikonik Miroslav Klose do të rikthehet në fushat e futbollit.
Kësaj radhe jo si lojtar, por si asistenti i trajnerit Hansi Flick te Bayern Munich.
Ylli gjerman është promovuar në rolin e asistentit, pasi drejtoi skuadrën e U-17 të Bavarezëve me të cilët fitoi edhe titullin në rajonin e vet.
Klose luajti për Bayern ndërmjet viteve 2007-2011, duke shënuar 53 gola në 150 paraqitje.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.