ZYRTARE/ Kampionati portugez rifillon më 4 qershor

Superliga e Portugalisë ka njoftuar se kampionati do të rikthehet me 4 qershor.

Divizioni më i lartë portugez ka qenë i pezulluar që nga data 12 mars, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, muajin e kaluar deklaroi se kampionati mund të rifillojë pas dyerve të mbyllur nga 30 maji, dhe tani liga ka konfirmuar se do të fillojë vetëm katër ditë më vonë.

Në një deklaratë, Liga e Portugalisë konfirmoi se raundi i 25 i ndeshjeve do të zhvillohet nga 4 qershori.

Porto kryeson në Portugali me 60 pikë, një më shumë se Benfica, ku kanë mbetur edhe 10 xhiro për t’u zhvilluar.


Shtuar 13.05.2020 06:40