ZYRTARE: Gripshi lë Shqipërinë, firmos me ekipin e ri

Ballkani ka nisur një projekt shumë serioz për të ardhmen. Ekipi suharekas rrëmbeu Jashanicën dhe tashmë ka bindur dhe Nazmi Gripshin të veshë ngjyrat e këtij klubi. Një marrëveshje e arritur pas kalimit te Haris Fakicit te Ballkani.

Presidenti Arsim Kabashi po mundohet të ndjekë modelin e Skënderebut dhe afrimi i Gripshit e tregon qartë diçka të tillë. Sezonin e ardhshëm Ballkani duket se do të jetë një rival serioz për fitimin e titullit kampion.

“Nazmi Gripshi vishet portokall, Pas negociatave të gjata ndërmjetë KF Skënderbeu-t nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi.

“Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkani-t për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi. Jam i lumtur qe u bëra pjesë e klubit të FC Ballkani, falenderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm. Kurse tani shfletojmë një faqe te re, ku falenderoj z.Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshiren e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkani-t ”, – shkruan Ballkani.


Shtuar 19.08.2020 18:30