Juventusi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, duke kompletuar huazimin e Federico Chiesa.
Anësori i Fiorentinës është huazuar për një sezon në Allianz Stadium.
50 milionë euro mund të përfitojnë Violët nga ky huazim.
Juve ka mundësinë e vazhdimit e huazimit edhe për një sezon tjetër, ndërsa pas dy viteve mund ta blejnë për 40 milionë euro, që kapin totalin e 50 mln eurove.
Chiesa është zëvendësuesi i Douglas Costa, i cili arriti marrëveshje huazimi me Bayern.