ZYRTARE/ Çekiçi shqiptari i radhës që transferohet në Turqi

Ka marrë fund pas tre sezonesh aventura e Endri Çekiçit te Olimpija Ljubjana në Slloveni. Pogradecari nuk pranoi të rinovonte me klubin e tij dhe drejtuesit u detyruan ta shesin, për të mos e humbur më pas me parametra zero. Ankaragyçy është klubi që ka përfituar dhe ka bërë të tijin yllin e kombëtares sonë.

23-vjeçari ishte një nga më të mirët e kampionatit slloven duke shënuar 18 gola në 43 ndeshje me Olimpijan dhe çuar vlerën e kartonit në 800 mijë euro sipas “Transfermarkt”. Ankaragyçy e bën të tijin për vetëm 200 mijë euro sulmuesin e kombëtares sonë dhe finalizon një nga blerjet më të zgjuara të kësaj merkatoje.

Ankaragyçy është një klub, që luan në Superligën turke dhe në të shkuarën ka fituar dy Kupa të Turqisë dhe një Superkupë. Pre tre vitesh luan në elitën e futbollit turk dhe kërkon të ngjitet sa më lart në tabelë për të arritur përfaqësimin në Europë. Çekiçi bëhet i disati shqiptar, që transferohet ne Turqi, duke e shndërruar këtë ligë në një destinacion shumë të preferuar të lojtarëve nga trojet shqiptare.


Shtuar 5.10.2020 09:30