ZYRTARE/ Caldara largohet nga Milan, rikthehet në Bergamo

Është zyrtarizuar trasnferimi i Caldara tek Atalanta, në formë huazimi, me mundësi blerje.

Faqja zyrtare e Milan bën të ditur se mbrojtësi do të kthehet tek Atalanta, në formë huazimi për 18 muaj, me mundësi blerje në fund.

Caldara ka regjistruar vetëm dy paraqitje me Milan, që kur nënshkruante në vitin 2018, pasi u përball me dy lëndime të gjata.

Caldara nuk ka asnjë paraqitje në Serie A, me skuadrën e Milan.


Shtuar 12.01.2020 11:00