Barcelona ka konfirmuar se Arthur Melo ka kaluar zyrtarisht te Juventusi.
Zonja e Vjetër do të paguajë 72 milionë euro për mesfushorin brazilian, me dhjetë milionë euro bonuse.
Arthur Melo nuk do të kalojë te klubi italian menjëherë, pasi duhet të përfundojë këtë sezon te katalanasit.
Lojtari iu bashku Barcelonës në verën e vitit 2018 nga Gremio, duke arritur t’i bënte 72 paraqitje në të gjitha garat.
