Arsenali ka njoftuar se i riu Bukayo Saka ka nënshkruar një zgjatje të kontratës afatgjatë.
Saka ka qenë një nga interpretuesit më të mirë të Gunners këtë sezon, duke bërë 11 asistime në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet – vetëm Cesc Fabregas (12) ka bërë më mirë si tinxejxher te klubi londinez.
Bosi i Topçinjve Mikel Arteta tha: “Bukayo është një lojtar i ri i talentuar dhe inteligjent. Ai më ka bërë përshtypje me etikën e tij të punës dhe qëndrimin për të mësuar dhe adaptuar, dhe kjo është shpaguar në përformancat e tij”.
“Jam i entuziazmuar që vazhdoj të punoj me të për ta zhvilluar atë më tej dhe që ai të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona”.
