Ziyech i jep “lamtumirën” Ajaxit, skuadra angleze i ofron 50 milion euro

Hakim Ziyech me shumë mundësi mund t’i thotë lamtumirë Ajaxit në këtë merkato dimërore. Sulmuesi 26 vjeçar ishte një prej protagonistëve kryesorë në suksesin e skuadrës holandeze një sezon më parë dhe pritet që tashmë të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Siç raportojnë mediat në Angli, Arsenali është gati të ofrojë 50 milionë euro për marokenin, që po luan sezonin e tij të tretë tek Ajaxi.

Një interesim nga ana e “topçinjve” ka pasur që në merkaton e verës, por ekipi i drejtuar nga Emery asokohe u step për blerjen e lojtarit.

Në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Ziyech ka shënuar 8 gola dhe dhuruar plot 21 asist.


Shtuar 4.01.2020 13:24