Zidane vendos të kthejë në skuadër mesfushorin e talentuar

Real Madridi e ka vendosur tashmë të ardhmen e Martin Odegaard.

Mesfushori që shkëlqeu me Sociedad sezonin e kaluar do të rikthehet përpara kohe në bazë, pasi Zidane e do në skuadër dhe ka ndërmend t’i jape shanse të riut.

21-vjeçari ishte huazuar për dy sezone te Sociedadi dhe vetë lojtari do të qëndronte me dëshirë, pasi ishte titullar i padiskutueshëm, por drejtuesit madrilenë kanë njoftuar kolegët baskë për prishjen e akordit dyvjeçar, sepse shihet si një lojtar potencial dhe pasuesi i Modricit te Real Madrid.


Shtuar 11.08.2020 14:34