Zidane: Kritikat për Marcelon, zhgënjyese

Braziliani u kritikua ashpër për paraqitjen e tij kundër Real Sociedad.

Zinedine Zidane ka pranuar se “thikat mprehën” kurdo që humbet Real Madridi por ka thënë se kritikat kundër Marcelos në mesjavë pas eliminimit në Kupën e Mbretit ishin “zhgënjyese”.

“Është zhgënjyese për shkak se ai jep gjithçka nga vetja e tij kurdo që ai luan – jo vetëm Marcelo por të gjithë lojtarët – po kjo gjë nuk do të ndryshoj. Mund të them se ishin zhgënjyese, nuk ishin të mira për shkak se ata dolën në fushë dhe dhanë maksimumin e tyre për fitore”.

“Tifozët që ishin në stadium e panë këtë. Tifozët e kanë rolin e lojtarit – ata mund të jenë të zhgënjyer që ne u eliminuam, por unë e di që ata e dinë se ne dhamë 100 për qind të tyre”.

“Mendoj se Marcelo dha gjithçka në atë ndeshje. Por kritikët i mprehin thikat kur ju humbisni. Kur ne humbasim, gjithçka analizohet. E rëndësishme është se lojtarët e mij dhanë 100 për qind edhe ai, mendoj unë”, tha Zidane.


Shtuar 8.02.2020 20:44