Zidane i befasuar nga transformimi i Eden Hazard

Eden Hazard u rikthye dje në stërvitjen e Real Madrid, duke befasuar Zinedine Zidanen me transformimin e trupit të tij.

Belgu u fotografua në terren e stërvitjes, pasi la përshtypje për fizikun e tij javën e kaluar.

Hazardit iu bashkuan disa nga shokët të ekipit, përfshirë Gareth Bale, Luka Modric dhe Sergio Ramos.

Pasi udhëtoi në terrenin e trajnimit për një test të koronavirusit të mërkurën e kaluar, Hazard, i cili mbante një maskë dhe doreza – u përshëndet nga Zidane i impresionuar në hyrje të kompleksit shumë milionëshe.

29-vjeçari nuk ka lënë mbresa të mira gjatë sezonit të tij të parë me Los Blancos, sidomos pas lëndimeve të shumta që e shoqëruan.


Shtuar 12.05.2020 10:55