Zbulohet pse Salah i festoi në atë mënyrë golat ndaj Leeds

Ylli egjipitian i Liverpoolit, Mo Salah mbrëmë shënoi hat-trick ndaj Leeds në ndeshjen e parë të Premierligës.

Skuadra e Klopp fituan me rezultat të ngushtë në 4:3, me Salah që ishte protagonisti i gjithë ndeshjes.

Në golin e tretë që Salah e shënoi nga penallti, rëndësi kishte festimi i tij , ku dy duart i vendosi te veshët.

Ky festim i tij i dedikohej futbollistit egjiptian Moamen Zakaria, i cili kohëve të fundit u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë të eshtrave, ALS.


Shtuar 13.09.2020 08:24