Zbulohet prapaskena, Arsenali hoqi dorë nga Kante për të marrë Granit Xhakën

Prapaskena mjaft interesante ka zbardhur “The Athletic” këtë të diel në lidhje me kalimin e Taulant Xhakës tek Arsenali, marrëveshje që u finalizua pasi u hoq dorë nga Ngolo Kante.

Siç shpjegon “The Athletic”, Arsenali vendosi të nënshkruante me mesfushorin zvicerian në vend të Kantes, sepse tarifa shtesë që kërkonte agjenti i francezit konsiderohej tepër e madhe.

E gjithë kjo situatë ndodhi në verën e vitit 2016, në merkaton e së cilës Ngolo Kante vinte si fitues i Premier Ligës.

Ai kishte treguar paraqitje mjaft dinjitoze me skuadrën e tij, Leicesterin, i cili arriti të bënte historinë duke fituar sezonin 2015-2016.

Mirëpo, në fund gjithçka dështoi dhe kështu Arsenali vendosi të hidhej në sulm për të marrë shërbimet e Xhakës, me këtë të fundit që vesh akoma fanellën e Arsenalit.


Shtuar 19.04.2020 16:40