Zbulohet plani për të bindur Veronën

Marash Kumbulla do të ndryshojë skuadër këtë verë dhe Hellas Verona di çfarë kërkon.

Çdo klub që dëshiron shërbimet e mbrojtësit do të duhet të paguajë 28 milion euro, plus bonuse në varësi të paraqitjeve, që shkojnë në 7 milion euro. Në muajin janar, Verona mund ta shiste për më lirë.

Napoli ofroi 21 milion euro, plus katër të tjera bonuse. Gjithsesi vetë Kumbulla nuk ishte dakord për këtë lëvizje dhe vlerat e tij është rritur, edhe pse kriza financiare është prezente në çdo klub futbolli. Kumbulla është një investim për të ardhmen dhe normalisht Hellas Verona do të përfitojë.

Ditët e fundit, sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Verona janë takuar me ata të Interit dhe Juventusit. Zikaltrit janë të favorizuar, pasi kanë ofruar para, lojtarë në këmbim dhe mundësinë që Kumbulla të qëndrojë edhe një vit te Verona.

Juventusi pritet që të ketë të tjera bisedime këtë javë dhe aty do të shihet se sa seriozisht e kanë bardhezinjtë. Klubi nga Torino ka nevojë për mbrojtës qendre, pasi momentalisht një pjesë e tyre janë në moshë dhe duhet menduar edhe për të ardhmen.


Shtuar 7.06.2020 15:09