Zbulohet fjala e Koeman që çoi te kërkesa e Messit për largim

Kërkesa e Leo Messit për largim nga Barcelona ka ngritur shumë reagime.

Por, çfarë ka ndikuar që argjentinasi të marrë këtë vendim? Sipas Diario Ole ky vendim i Messit ka ardhur pas takimit të tij me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman.

Raportohet se Koeman i ka thënë Messit se, ‘ky është fundi i privilegjeve”, dhe se si trajner i Barcelonës ai do të jetë “jo fleksibil, dhe është e nevojshme të mendojë për ekipin”.

Raportimet për një largim të mundshëm të Messit ka bërë që të reagojë edhe ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, i cili i ka dalë në mbështetje të Messit, e një gjë të tillë e ka bërë Luis Suarez.

“Respekt dhe admirim Leo, e ke gjithë mbështetjen time mik”, ka shkruar Puyol, për këtë ka reaguar edhe Suarez duke e duartrokitur këtë mbështetje të Puyolit.

Kurse kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual të klubit, Josep Maria Bartomeu.

“Bartomeu, jep dorëheqje tani. Nuk ke qenë i aftë të menaxhosh lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, një legjendë e krijuar këtu. Prandaj sërish e përsëritim: Jep dorëheqje Bartomeu dhe na duhen zgjedhje sa më shpejtë”, ka thënë Font.


Shtuar 25.08.2020 21:31