Zbulohen prapaskenat, si Allegri refuzoi Barcelonën

Masmiliano Allegri ka refuzuar Barcelonën. Sipas gazetës spanjolle “AS” Allegri është njëri nga pesë trajnerët që e kanë refuzuar Barcelonën për ta zëvendësuar Ernesto Valverde,në pozitën e trajnerit.

Allegri refuzoi këtë mundësi teksa ky post i ishte ofruar edhe Xavit, Ronald Koemanit, Mauricio Pochettinos dhe Garcia Pimentas, por u refuzua po ashtu.

Raportohet se Allegri ishte kandidati i katërt i kontaktuar, pas Pochettinos. Allegri është ende i papunë që kur u largua nga Juventusi në verën e vitit të kaluar.


Shtuar 3.02.2020 20:15