Zaniolo iu nënshtrua sot operimit, del me sukses

Nicolo Zaniolo i është nënshtruar sot një operacioni.

Lojtari i Romës dhe kombëtares së Italisë, Nicolo Zaniolo, ka kryer sot një intervenim në gjurin e tij të majtë.

Operimi i lojtarit është kryer në shtetin e Austrisë dhe gjithçka ka shkuar me sukses.

Lojtari lëndoi ligamentet në ndeshjen e Ligës së Kombeve, kur Italia u përball me Holandën.

Rikuperimi i tij pritet të zgjat deri në muajin shkurt.


Shtuar 13.09.2020 12:41