Zanetti qetëson tifozët: Lautaro Martinez nuk largohet nga Interi

Javier Zanetti i dërgon një mesazh Barcelonës, që prej kohësh e ka përfshirë Lautaro Martinezin në listën e dëshirave të merkatos. Në një prononcim për Antena 3, ish-mbrojtësi dhe kapiteni zikaltër, sot në rolin e zëvendëspresidentit, deklaroi:

“Lautaro është është një djalë shumë inteligjent, po e shfrytëzon në maksimum mundësinë për të luajtur në një kampionat si Serie A. Duke e parë me ngjyrat e Interit, është një krenari, dhe kjo më bën të lumtur, sepse mendoj se do ta kemi këtu për një kohë të gjatë.”

Zanetti foli gjithashtu për projektin e klubit:

“Qëllimi është të kthehemi mes protagonistëve të mëdhenj, në përputhje me historinë e këtij klubi. Por duhet kohë dhe persona me vlera të rëndësishme njerëzore. Conte? Është një trajner me aftësi të mëdha, ai e njeh mirë futbollin italian dhe përshtatet mirë me atë që imagjinojmë për të ardhmen tonë. Ka stilin e duhur për të qenë konkurrues kampionatin italian.”


Shtuar 23.04.2020 06:45