Zanetti i “mbyll derën” Icardit: Nuk kthehet te Interi

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, nuk pret që Mauro Icardi do të kthehet te “zikaltërit”, por është optimist se Lautaro Martinez do të qëndrojë.

Icardi aktualisht është i huazuar te PSG, dhe klubi francez ka mundësinë e blerjes për 70 milionë euro.

Sidoqoftë, kohëve të fundit është raportuar se argjentinasi dëshiron të kthehet në Itali, te Juventus ose Napoli.

“Për momentin ne nuk do të flasim për transferimet. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Nuk e di nëse Icardi do të kthehet, mendoj se jo”, ka deklaruar Zanetti.

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime në media se Lautaro Martinez mund të transferohet te Barcelona, dhe për këtë, Zanetti ka një përgjigje.

“Ai është i lumtur tek Inter, ai identifikohet me klubin. Ne besojmë në të, ai është e ardhmja e Interit”./


Shtuar 11.04.2020 14:19