Ylli i United me fjalë të mëdha për bashkombasin e tij, Ronaldon

Ylli më i ri i Manchester United i ardhur nga Sportingu i Lisbonës ka folur për marrëdhënien e tij me Cristianon Ronaldon.

Fernandes ka shijuar një fillim mbresëlënës në ‘Old Trafford’, duke marrë çmimin e lojtari i muajit në Premierligë në javët e tij të para në klub.

25-vjeçari është një shok ekipi i Ronaldos në nivelin ndërkombëtar, me 19 paraqitje për Portugalinë që nga debutimi në vitin 2017.

Duke folur për Cronache Di Spogliatoio, Fernandes tha: “Ai më priti shumë mirë në ekipin kombëtar të Portugalisë”.

“Ne e shohim atë si një idhull, ai ka qenë gjithmonë një idhull për mua. Unë ndoqa shembullin e tij, ai është një nga të preferuarit e mi”.

“Kur më thirrën nga Portugalia, ai erdhi tek unë duke thënë: ‘Ju po bëni një punë të mirë në Sporting, më pëlqen’. Fjalë si këto bëjnë ndryshimin”, deklaroi ai.


Shtuar 17.03.2020 07:47