Ylli i Tottenham rinovon kontratën me “spurs” më pas huazohet te Villarreal

Juan Foyth ka vazhduar bashkëpunimin me Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi argjentinas, Juan Foyth, ka vënë firmën e tij në një kontratë të re me Tottenham Hotspur, kontratë e cila zgjatë deri në vitin 2023.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe, lojtari do të jetë për pak kohë larg klubit, për të nisur një aventurë me Villarreal.

Skuadra e Spurs konfirmon se lojtari do të luajë i huazuar te Villarreal për sezonin 2020/21.

Kjo shihet si mundësi e mirë për mbrojtësin që të fitojë minuta dhe eksperiencë me skuadrën spanjolle.


Shtuar 4.10.2020 08:53