Ylli i PSG-së pranon kushtet për kalimin te Dortmund

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier, me shumë gjasë po luan sezonin e fundit në kryeqytetin e Francës.

Sipas raportimeve të ‘Sky Italia’, belgu është pajtuar për një kalim te skuadra e Borussia Dortmund.

Mbrojtësi pritet të kalojë në ‘Signal Iduna Park’, sapo kontrata e tij në ‘Parc des Princes’ të skadojë gjatë kësaj vere.

Lojtari ka qenë i lidhur me një numër skuadrash, përfshirë këtu Arsenal, Tottenham e Juventus.

Megjithatë, garën për lojtarin e ka fituar gjiganti i Bundesliga, Borussia Dortmund. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.


Shtuar 23.06.2020 11:05