Wissam Ben Yedder do të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës. Sulmuesi francez shkëlqeu me Monacon këtë sezon, duke rivalizuar Mbappenë me 18 gola të realizuar dhe për të duket se është momenti për të kaluar në një klub të madh.
Manchester United, Tottenhami, Arsenali, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë në garë për 29-vjeçarin, i cili vlerësohet nga Monaco afro 50 milionë euro. Ben Yedder synon që sezonin e ri të luajë në një ekip të madh si protagonist e më pas të shkojë edhe në Europian me Francën.