Ylli i Juventusit tallet me Lazio dhe Interit me foton e hedhur në “Instagram” (FOTO LAJM)

Lazio u mposht me rezultatin 3-2 nga Atalanta, ndërsa Interi u ndal në shtëpi në një barazim 3-3 ndaj Sasuolos.

Pikërisht nga këto ndalesa, Juventusi tani qëndron i shkëputur në krye të renditjes, me 4 pikë diferencë nga Lazio dhe 8 pikë nga Interi.

Pikërisht me këtë, ka vendosur të tallet edhe sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa.

Braziliani ka postuar një foto në “Instagramin” e tij, ku shihet teksa shikon në horizont, si për tu tallur me diferencën ndaj rivalëve.


Shtuar 25.06.2020 12:23