Ylli i Bayern Munchen, Alphonso Davies pasi fitoj Ligën e Kampionëve, ka marrë një tjetër lajm të mirë.
Super ylli i muzikës, Drake ja ka bërë “follow” bashkëvendasit të tij, Alphonso Davies, në Instagram, transmeton Indeksonline.
Ky lajm e ka gëzuar tejet mase futbollistin kanadez i cili ka publikuar video, ku shihet tejet i entuziazmuar.
“Drake, ti më bëre follow?! Oh Zoti im, nuk mund ta besoj. Nata ime është e kompletuar, po shkoj të fle”, dëgjohet duke thënë në video Davies.