Ylli i Aston Villës akoma edhe më pranë Man.United

Ylli i Aston Villa, Grealish, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Manchester United.

Sipas raportimeve të ‘Express Sport’, tashmë lojtari është afruar edhe më shumë me skuadrën, dhe pritet vetëm oferta formale e United për të zyrtarizuar më pas gjithçka.

Grealish ka blerë një shtëpi në veri-perëndim, në kohën që po lidhet me një kalim në ‘Old Trafford’.

Mesfushori pëlqehet edhe nga disa skuadra të tjera të Premierligës, por duket se preferon Unitedin.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës do të finalizohet marrëveshja për transferimin e Grealish në ‘Old Trafford’.


Shtuar 29.06.2020 13:07