Ylli holandez i Romës huazohet te Leipzig

Pasi dështoi të merrte Milon Rashicën nga Werder Bremeni, Leipzig arriti të siguronte një përforcim për krahët e sulmit.

Bëhet fjalë për holandezin Justin Kluivert, i cili u transferua nga Roma në formë huazimi për një sezon pa të drejtë blerjeje.

21-vjeçari, bashkë me Sorloth, që u ble nga Crystal Palace, do të kompensojnë largimet e Werner dhe të Schick.

Kluivert u shpreh tepër i kënaqur për këtë lëvizje, pasi do të ketë më shumë hapësira, ndërsa një arsye që zgjodhi Leipzigun, sipas tij, është edhe trajneri Nagelsmann me stilin e tij të lojës.


Shtuar 6.10.2020 13:31