Wolves skuadra e rradhës që siguron çerek-finalen, mposht minimalisht Olympiacosin (VIDEO)

Wolverhampton Wanderers kanë siguruar kalimin në 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës.

Skuadra angleze ka arritur të shënojë sot fitore minimale në terrenin e vet, kundër Olympiacos, për të bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 2:1.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e tetë, kur Raul Jimenez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Mohamed Mady Camara reagoi në minutën e 28’, por VAR vendosi që ky gol të ishte i pavlefshëm.

Kështu, fati i takimit u vendos me golin e Raul Jimenez, gol ky që ka tashmë vlerën e biletës së 1/8-ës.


Shtuar 6.08.2020 21:20