Ylli brazilian i Chelsea ka folur së fundmi mbi të ardhmen e tij, e cila mbetet e paqartë edhe për vetë lojtarin, kontrata e të cilit skandon në verë.
William thotë se ofertat e Chelseas për rinovimin e kontratës nuk i pëlqejnë dhe largimi është mesë i mundshëm.
“Është një situatë e vështirë sepse Chelsea m’i ka ofruar dy vjet kontratë dhe ata nuk do ta ndryshojnë ofertën e tyre. Unë u kam thënë se i dua edhe tre vjet të tjera” , ka thënë anësori brazilian.
“Situata është vështirësuar për shkak të kësaj. Unë nuk e di nëse do të jetë e mundur që unë të qëndroj. Synimi im është të vazhdoj të punoj dhe të përqendrohem në pjesën e mbetur të sezonit, kështu që Chelsea të mundë të vazhdojë të fitojë ndeshje”.
“Unë e kam mendjen e qartë dhe jam i përqendruar në pjesën e mbetur të sezonit që e kemi. Është e vështirë të them nëse do të qëndroj. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”. /albeu.com/