Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum thotë se nuk do të nxitohet të vendosë të ardhmen e tij.
Holandezi ka katër vite që është pjesë e Liverpool i transferuar nga Newcastle United.
Performaca e tij në klub ka qenë në rritje dhe tashmë ai është një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe një nga shtyllat e Liverpoolit të Klopp.
Me kontratën që i skadon sezonin e ardhshëm, e ardhmja e tij nuk është e sigurtë.
“Çfarë do të doja? Është e vështirë të thuhet”, tha ai për Sky Sports Neës. “Kjo gjë varet nga ajo që klubi dëshiron dhe si është situata në atë kohë. Do të shohim. [Anfield], është si shtëpia ime”.
“Unë jam vetëm duke u përqëndruar në sukseset e këtij sezoni me një fund të mbarë dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoj”. /albeu.com/