Werder Bremen lavdëron publikisht Rashicën

Milot Rashica është njëri ndër lojtarët më muskuloz te Werder Bremeni.

Futbollisti nga Vushtrria është tejet i përkushtuar në stërvitje dhe palestër, dhe duket se kurrë nuk i anashkalon ushtrimet e këmbëve.

Së fundmi, Werder Bremeni ka publikuar një fotografi të 23-vjeçarit nga Kosova, ku vihen në pah muskujt e tij të jashtëzakonshëm në këmbë.

“Miloti kurrë nuk i anashkalon ushtrimet e këmbëve”, shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman në ‘Facebook’.


Shtuar 30.01.2020 17:45