Categories: Uncategorized

Watfordi kundër ndeshjeve në fushë neutrale, Premier League në rrezik

Klubi i Watfordit në Angli bëri publik qëndrimin e tij kundër planit për të luajtur ndeshjet e mbetura të Premier League-s në fusha asnjanëse, sikurse pretendojnë drejtuesit e ligës më të lartë të futbollit anglez. Watfordi i bashkohet qëndrimit të Brightonit dhe Aston Villas, që gjithashtu e kundërshtojnë këtë formulë.

Presidenti i Watfordit, Scott Duxbury, tha në faqen e internetit të klubit se, duke luajtur pjesën e mbetur të kampionatit në stadiume neutrale, “kompromentohet drejtësia dhe integriteti i sportit”. Ky qëndrimi i Watfordit e ndërlikon marrëveshjen e presupozuar për të rifilluar Premier League-n.

Të lidhura

None found

Të hënën e ardhshme është planifikuar një takim me njëzet klubet e Premier League-s për të diskutuar për këtë çështje. Duhet të paktën 14 vota pro që kjo iniciativë të miratohet dhe kampionati të rifillojë.

Në fakt, janë shtatë klubet kundër dhënies së dritës së gjelbër për këtë propozim, megjithëse vetëm tri prej tyre e kanë bërë publike. Sidoqoftë, votimi nuk është planifikuar të bëhet në mbledhjen e së hënës dhe ka të ngjarë të shtyhet më vonë, kur qeveria të vendosë kriteret e sigurisë.

të fundit

I nxehti ekstrem, temperaturat deri në 43°C! Ja kur merr fund vala përvëluese

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor do të vijojë edhe në ditët e para të…

8 minutes ago

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet mes lotëve për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta ditën…

37 minutes ago

I quajti “qenie të pështira”, Lutfi Dervishi: Patronazhisti fut hundët në jetën private të shqiptarëve, ua studion hallet dhe frikërat dhe i shndërron në monedhë shkëmbimi për një votë!

Me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar pas debatit të…

44 minutes ago

Policia e Shkodrës godet në tentativë sulmin e dytë me eksploziv ndaj Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat…

53 minutes ago

Plazhet pa vrojtues/ Pushuesit të shqetësuar në Durrës, apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm

Në kulmin e sezonit turistik, një nga problematikat më shqetësuese në vijën bregdetare të Vlorës mbetet mungesa e vrojtuesve të…

59 minutes ago

Shehaj zbulon dokumentet e pasurisë në Itali dhe i kërkon Ramës: Trego si e ndërtove vilën në Surrel me 400 mijë euro

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka publikuar me dokumente të dhënat e plota duke bërë transparencë totale në lidhje…

1 hour ago