sport

Legjenda e Manchester United bëhet trajner i skuadrës angleze, në staf e merr edhe një shqiptar

Ende nuk kanë kaluar 48 orë kur legjenda e Manchester United, Tom Cleverley është bërë trajner i parë i skuadrës angleze Watford.

E së bashku me Cleverley te skuadra londineze do të punoj edhe një trajner shqiptar në Championshipin anglez (rangu i dytë për ka rëndësia pas Premier League).

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me origjinë nga Peqini, Armand Kavaja, i cili do të jetë bashkëpunëtor i ngushtë i trajnerit Tom Cleverley, i cili ka qenë një zgjidhje e brendshme e klubit pas largimit të Valerien Ismael për shkak të rezultateve të dobëta.

Tom Claverley do të ketë si asistent të tij, përveçse Armand Kavajën, edhe Damon Lathrope, ndërsa Jimmy Gilligan merr rolin e Konsulentit Teknik.

Të tre emrat e sipërpërmendur kanë punuar gjatë në klubin e Watfordit në role të ndryshme dhe në periudha të ndryshme.

Kavaja ka trajnuar në një sërë pozicionesh për klubin, duke ndihmuar në zhvillimin dhe rritjen e lojtarëve në nivelin U-18.

Watfordi aktualisht renditet në vendin e 14 në Championship, dhe do ta ketë shumë të vështirë ngjitjen në Ligën Premier pasi ndodhet 14 pikë larg zonës së ‘Play-Off’. /Telegrafi/

të fundit

Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, Erion Veliaj: Do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të shpallen “Qytetar Nderi” të Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka propozuar shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin,…

24 seconds ago

Aktivisti në Milano kërkon qeveri teknike dhe paralajmëron grevë urie e bllokim të infrastrukturës

Aktivisti Aleks Vulaj, në një prononcim për televizionin News24 nga Milano, ka përcjellë mesazhin e prerë të diasporës dhe protestuesve…

5 minutes ago

Aksidenti tragjik në Venecia, taksisti hetohet pas vdekjes së çiftit; dyshohet për alkool dhe drogë në organizëm

Gjurmë alkooli dhe substancash narkotike dyshohet se janë gjetur në gjakun dhe urinën e drejtuesit të një taksie ujore, e…

10 minutes ago

Lloga pas aktgjykimit të Hagës: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale është thuajse i pamundur

Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, ka analizuar rrethanat e krijimit dhe mundësisë së shfuqizimit të Gjykatës…

18 minutes ago

Ndryshimet në qeveri, Berisha sulmon Ramën: Kontrolloi Shëndetësinë, ndërsa Demo ka lidhje me bandat dhe kreun e SPAK-ut

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për ndryshimet e fundit në…

21 minutes ago

Parents charged with murder after 3-month-old baby dies from severe malnutrition

Një çift në Karolinën e Veriut është akuzuar për vrasjen e vajzës së tyre 3-muajshe, katër muaj pasi e vogla…

27 minutes ago