Vuri nën kontroll koronavirusin, rinis futbolli në Kinë

Superliga kineze do të fillojë më 25 korrik pas një pauze të gjatë 5 mujore.

Autoritetet në Kinë fillimisht vendosën që të rikthenin futbollin më 22 shkurt por gjithçka u shty për një kohë të papërcaktuar për shkak të përhapjes së gjerë të Covid-19.

“Beteja e Kinës për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë ka arritur rezultate të mëdha strategjike dhe situata kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë vazhdon të përmirësohet.

“Për të kënaqur tifozët për të parë rifillimin e Superligës, Shoqata Kombëtare e Futbollit vendosi, pas një studimi, që Superliga kineze 2020 do të zhvillohet në Suzhou dhe Dalian”, thuhet në reagimin zyrtar nga Shoqata Kombëtare e Futbollit (CFA).

Mediet kineze kanë raportuar se skuadrat duhet të mbërrijnë në dy qendrat e qytetit – Suzhou afër Shanghait dhe Dalian në verilindje të Kinës deri më 21 korrik.


Shtuar 1.07.2020 12:51