Vjen oferta e parë e Ajax për Suarez

Ajax ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e Luis Suarez raporton El Chiringuito.

Uruguani do të mbushë 34 vjeç sezonin e ardhshëm dhe është një prej futbollistëve që pritet të largohen.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është emri që pritet ta zë vendin e tij në fazën e sulmit në Camp Nou.

Ndërkohë Suarez ka qenë pjesë e Ajaxit gjatë viteve 2007-2011.


Shtuar 20.08.2020 15:00