Vinicius shënoi golin e parë në “El Clasico” dhe theu rekordin e Messit

Vinicius Junior ishte ndër lojtarët më të mirë të Realit përballë Barcelonës jo vetëm për golin e parë të shënuar, por edhe rrezikshmërinë e lartë që shfaq në krah të sulmit.

Ylli Brazilian shënoi golin e tij të parë në një “El Clasico” duke lënë në hijë Leo Messin i cili ishte ndër më të dobtit në fushë.

Vinicius me golin e shënuar ka thyer ëdhe rekordin e kapitenit të Barcelonës, ai bëhet lojtari më i ri që shënon në “El Clasico” (19 vjet e 233 ditë), rekord që e mbante Messi (19 vjet e 259 ditë). /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 07:34